Lajme Shqip Friday, 13 April 2012 15:42

Marc Anthony më në fund ka firmosur letrat e divorcit nga gruaja e tij superstar, Jennifer Lopez. Firmosja e dokumentacionit u bë një vit pasi ata njoftuan ndarjen.

Këngëtari i muzikës pop latine, e arsyetoi motivacionin e divorcit me ‘diferenca të papajtueshme’ mes çiftit. Firmën në këtë dokument Marc e ka vendosur me emrin e tij të vërtetë Marco Muniz.

Dokumentacioni u firmos në Los Anxhelos në Gjykatën Superiore. Ndërkohë, vokalisti ka kërkuar që të ketë kujdestarinë e binjakëve Emme dhe Max, që tani janë 5 vjeç.

Mbetet për t’u diskutuar fakti përse Anthony priti kaq gjatë për të dhënë firmën. Mos ndoshta kishte besim se ai dhe gruaja e tij bukuroshe do të ktheheshin sërish bashkë?

Gjithsesi, duke parë fotot e fundit të J-Lo me të dashurin e saj të ri 25-vjeçar ideja për ribashkim ishte shumë e largët.

Ky është divorci i tretë i Jennifer dhe i dyti për Marc-un. Nga martesa e parë Marc ka dy djem Cristian Marcus Muniz, 11 vjeç dhe Ryan Adrian Muniz, 9 vjeç.