Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 14:21

Zbulohet motivi përse Marc dhe Jay-Lo nuk janë parë në shoqëri të suportueshme ndërmjet tyre kohëve të fundit.

Sipas burimeve të Radar Online, Marc Anthony e ka ndaluar Jenniferin që t’ia japë fëmijët të dashurit të saj për t’i shëtitur. Arsyeja e këtij kufizimi nuk ka të bëj aspak me xhelozinë ndaj të dashurit 24-vjeçar Casper, por ka të bëj me historikun e tij.

Thuhet se Anthony është tensionuar shumë kur ka mësuar se sa shumë dënime kishte patur Casper gjatë shtatë viteve të fundit për shkelje të qarkullimit rrugor, kryesisht të drejtimit të mjetit mbi shpejtësinë e lejuar.

Ai ja ka bërë shumë të qartë dhe të padiskutueshme Jenniferit, se Casper ‘nuk ka për t’i shëtitur fëmijët e tij asgjëkundi’. (LajmeShqip.com)