Lajme Shqip Monday, 28 March 2011 08:32

“Me gustas la kantanja, me gustas tu”… Kjo është një nga këngët që ka shërbyer për shqiptarët si kolonë zanore e gëzimeve të tyre gjatë shumë viteve. Krijuesi i këtij hiti, por edhe shumë të tjerëve me famë ndërkombëtare, pritet të vijë në Shqipëri më datë 12 Prill për të realizuar një koncert “live” në stadiumin “Qemal Stafa”.

Sukseset e tij si kёngёtar solo janë të pallogaritshme, aq sa kritika dhe fansat e quajnë si pasardhësin e Bob Marley. Kënga e tij “La Vida Tombol” u zgjodh për filmin dokumentar të ikonës së futbollit “Maradona” nga regjisori serb Emir Kusturica. Këngët “Bongo Bong” dhe “Je T’aime ne plus”, të albumit “Clandestino” u përzgjodhën nga këngëtari britanik Robbie Williams dhe Lily Allen në CD-të e tyre.