Lajme Shqip Tuesday, 19 April 2011 07:41

Pёrfundimi i ‘Breaking Down’ ishte çlirim pёr aktorёt.

Robert Pattinson – Vampiri Edward, ka kaluar tre vitet e fundit duke xhiruar vetёm pёr filmin Twilight.

Me sa duket, aktorёt e kёtij filmi nuk kanё bёrё ndonjё festё mbas pёrfundimit final tё filmit.

Pattinson nё njё intervistё ёshtё shprehur: “Ishte njё xhirim shumё i gjatё. Kemi punuar tetё muaj pa pushim dhe ishte vёrtetё shumё e vёshtirё. Kur i erdhi fundi kam pёrshtypjen se tё gjithё kishin atё ndjesinё ‘Ahhh, shpёtova!’,,

Por ai thotё se e ka tё vёshtirё ta mendojё jetёn e tij pa Twilight! Duke bёrё shaka thotё “Nuk e di se kush jam mё, se kam luajtur gjatё rolin e vampirit!”.

Twilight ka qёnё dhe vazhdon tё jetё njё film super i pёlqyer duke krijuar gati njё mani pёr fansat e Holliwood-it. Tashmё fansat janё ndarё nё grupe: 1- Skuadra e Edward, qё pёrfaqёson vampirёt vegjetarian dhe, 2- Skuadra e Jackob, qё pёrfaqёson njёrёzit-ujqёr qё shkojnё nё gjueti tё vampirёve.

Seriali i katёrt dhe i fundit, Breaking Down, do tё vij nё ekranet tona me dy pjesё nё Shtator tё kёtij viti. Dhe siç ёshtё zbuluar mё parё, fundi do tё jetё i dhimbshёm si pёr fansat e Vampirёve, po ashtu edhe pёr ato tё Njerёzve-Ujqёr.

Por Robert Pattinson, ashtu si edhe kolegё tё tjerё tё tij, filmi Twilight i ka bёrё tepёr tё famshёm, aq sa ofertat qё kanё marrё nuk i kanё lёnё kohё as pёr tё pushuar mbas xhirimeve. Pattinson sapo ka pёrfunduar xhirimet e filmit “Water for Elephants’ pёrkrah Reese Witherspoon dhe ndёrkohё janё nё turin e promovimit tё filmit, i cili do tё shfaqet nё kinema mё 22 Prill.