Lajme Shqip Wednesday, 07 September 2011 14:41

Paraqitja e Madonnës në Festivalin e Venecias e ka bërë atë mjaft spekulative për median. Pas gafës së parë, ku ajo pa e ditur që mikrofoni ishte i ndezur, komentoi lulet e një adhuruesi duke thënë: “Lulebore… nuk i duroj dot! Por sigurisht që ai nuk e di këtë.”

Pas kësaj ajo është përfolur të jetë shprehur shpërfillëse ndaj Lady Gagas gjatë intervistës. Sipas gazetës belge “Le Soir” thuhet se asaj i është drejtuar pyetja se si ndihet ndaj adhuruesëve të saj, përfshirë edhe Lady Gagën. Sipas kësaj gazete Madonna është përgjigjur ndër të tjera duke thënë: “Sa për Lady Gagën, nuk kam asnjë koment rreth fiksimit të saj ndaj meje, pasi nuk e di nëse është admirim i bazuar në diçka sipërfaqësore apo të thellë.”

Lady Gaga e ka deklaruar prej kohësh admirimin e saj për Madonnën. Përpara dy vitesh Madonna u shfaq me të në spektaklin e Saturday Night Live duke sinjalizuar rivalitet supozues ndërmjet tyre. Në atë kohë Gaga është shprehur:

“Ne të dyja jemi femra italo-amerikane dhe të dyja e kemi nisur karrierën në skenat e nëndheshme në New York, si dhe të dyja jemi bërë të famshme kur i kemi ngjyrosur flokët bjonde. Besoj se ajo çfarë më bashkon mua me Madonnën është mungesa e frikës, ne të dyja kemi shumë nerva për të duruar.”

Por marrëdhënia e tyre u përkeqësua kur Gaga publikoi në shkurt këngën e saj “Born this Way”. Fansat dhe kritikët menjëherë vunë re mgjashmëritë e dukshme me hitin e Madonnës, të vitit 1989 “Express Yourself”, dhe nuk ishin të vetmit që e vunë re! Nuk kaloi shumë kohë nga publikimi i këngës së Gagës, kur kanali zyrtar i Madonnës në YouTube publikoi një video të Madonnës duke performuar “Express Yourself” në MTV Video Music Awards më 1989.

Ndër të tjera, gjatë intervistës të Lady Gagës në spektaklin e “The Tonight Show” me Jay Lenon, ajo mjaft e qetë është shprehur se kishte qënë në kontakt me Madonnën.

“Kam marrë e-mail nga përfaqësuesit e saj dhe vetë ajo, që më kanë përcjellë dashurinë e tyre dhe mbështetjen e plotë për këngën time. Dhe në qoftë se mbretëresha thotë kështu, ashtu do të bëhet!”

Por menjëherë mbas kësaj interviste, përfaqësuesit e madonnës kanë përgënjeshtruar këtë komunikim me e-mail, duke u shprehur se ata nuk ishin në dijeni të asnjë komunikimi të tillë.

Mbase Gaga vërtetë nuk po luan pastër me mbretëreshën e muzikës pop, Madonnën! (LajmeShqip.com)