Lajme Shqip Monday, 05 March 2012 14:20

Këngëtarja legjendare Madonna, 53-vjeçare, mësohet të jetë propozuar për martesë nga i dashuri i saj Brahim, kërcimtari francez i grupit të saj, para pak javësh në ‘Kabbalah Centre’. Por Madonna ende nuk i ka kthyer atij përgjigje. Sipas burimit të gazetës amerikane “Sunday” thuhet:

“Brahim i ka propozuar për martesë Maddonës, por ajo nuk i ka kthyer ende përgjigje. Ajo nuk dëshiron të ngutet për asgjë. Me Brahimin ajo është shumë e lumtur por nuk është ende e sigurtë nëse është e gatshme për një martesë tjetër.”

Çifti në fjalë frekuentohet që prej vitit 2010. Madonna më parë ka qenë e martuar me aktorin Sean Penn dhe regjisorin e filmave Guy Ritchie, ku me këtë të fundit u divorcua në 2008-ën. (LajmeShqip.com)