Lajme Shqip Saturday, 30 July 2011 18:23

Peshorja pёr Madonnёn ёshtё bёrё tashmё njё ferr dhe pёr kёdo qё i rri pranё ёshtё akoma edhe mё keq. Kёshtu i ka ndodhur ish trajneres sё saj, Tracy Anderson, qё sapo e kanё pushuar nga puna. Dhe pёr t’ju hakmarrё ka rrёfyer gjithçka pёr revistёn ‘Star’.

“Fillova tё terrorizohesha nga telefonatat e Madonnёs qё pa gdhirё! Mё kёrcёnonte shpesh se do tё mё pushonte nёse nuk bёja diçka pёr tё reduktuar celulitin e saj. Ky ka qёnё vёrtetё njё problem pёr tё, pasi pёr kёtё gjё shpesh grindej edhe me ish-bashkёshortin e saj Guy Ritchie. Ai argёtohej teksa i thoshte asaj me shaka se kishte vёnё re disa kile mё shumё, dhe ajo nga ana e saj xhindosej fare!”, ka thёnё Tracy.

Me shpresёn pёr t’i ardhur nё ndihmё problemit tё saj, Madonna ka blerё njё aparaturё dobёsimi me ultratinguj pёr 75 mijё dollarё. Madonna, paç fat! (LajmeShqip.com)