Lajme Shqip Sunday, 06 November 2011 10:00

Të premten diva e muzikës pop Madonna bëri me dije se është duke bashkëpunuar me kompaninë Coty për të prodhuar parfumin e saj të parë.

“Kam qenë gjithnjë e dhënë pas aromave të parfumeve dhe prej vitesh kam dashur të krijoj diçka personale, që të ishte e ngjashme me karakterin tim dhe të çdo kujt që mund ta gjente veten në të,” ka thënë këngëtarja 53 vjeçare.

“Një aromë që të jetë e ndershme dhe e guximshme, që të meritojë emrin Truth and Dare (vërtetësi dhe guxim)”.

Madonna do të përfshihet në fushatën globale me reklamime televizive dhe në internet për parfumin e pritur kaq gjatë nga kjo këngëtare. Parfumi do të jetë përzierje e aromave të luleve, pyjeve dhe vaniljes dhe do të dalë në shitje në Prill të 2012-ës. (LajmeShqip.com)