Lajme Shqip Thursday, 08 September 2011 08:04

Menaxheri i Madonnës, Guy Oseary, gjatë një interviste të dhënë në Festivalin e Filmit në Venecia ka bërë të ditur se këngëtarja po planifikon publikimin e albumit të saj në pranverën e vitit 2012.

Ky do të jetë albumi i saj i 12-të, ndërkohë që kënga e parë e albumit do të prezantohet në shkurt ose në mars.

Këtë lajm ajo e ka shpallur vetë edhe për televizionin suedez Sveriges (SVT).

Ajo është shprehur se ka filluar të punojë nga pak dhe se do të vazhdojë me regjistrime në studio në New York deri në fund të vitit. (LajmeShqip.com)