Lajme Shqip Tuesday, 26 April 2011 08:28

Ajo hidhet nё gjyq nga punonjёsit qё i kishte shkarkuar.

 

Madonna dje filloi mbrojtjen e saj ligjore kundër punëtorëve në një nga projektet e saja bamirëse afrikane pas përpjekjes sё tyre pёr ta hedhur në gjyq për shkarkimin e padrejtë.

Tetë pjesёtar tё stafit tё projektit tё dështuar ‘Raising Malawi Academy for Girls’ pohojnë se janë pushuar nga puna pa ndjekur proçedurat e duhura.

Ata thonë se kishin qёnё tё detyruar qё tё firmosnin njё marrёveshje tё padrejtё mbas pёrfundimit.

Por në dokumentat e paraqitura në gjykatën e  Malavisё, ylli 52 v jeçar, ka thënë: “Nuk ka asgjë të padrejtë për pushimin. Ajo ishte e nevojshme për arsye të pashmangshme ekonomike…”

Madonna, e cila ka adoptuar dy fëmijë nga jetimoret e Malavisё, tha se projekti i saj i bamirësisё pёr financim, duhej tё mbyllej me aq pas një shqyrtimi të kujdesshëm qё i kishte bёrё fondit qё ajo kishte dhuruar. (LajmeShqip.com)