Lajme Shqip Tuesday, 29 March 2011 06:49

LOS ANGELES – Madonna dhe organizata e saj bamirёse “Raising Malawi” janё duke marrё hapa konkretё për hapjen e proçesit gjyqёsor, pasi fondacioni që ajo po ndihmonte të ndërtonte shkollёn pёr vajzat e varfёra u shemb dhe bashkё me tё edhe çdo iniciativё pavarёsisht milionave tё pёrfshira nё tё.

Plani i superyllit prej 15 milion $ pёr njё shkollё pёr 400 vajza afrikane, u braktis pasi organizata kishte investuar 3.8 milion $ pёr arkitekturёn, rroga , shpenzime tё tjera, por asnjёherё pёr leje ndёrtimi.

Shoqata bamirёse “Raising Malawi” ka kritikuar rёndё drejtorin ekzekutiv, Philippe Van Den Bossche, i cili ёshtё larguar nё Tetor.

Investigimet kanё zbuluar se shuma të çuditshme janё shpenzuar jo vetёm pёr rrogat dhe hapёsirat e zyrave, por edhe pёr antarsimin nё klubet e golfit, blerjen e njё makine, madje edhe marrjen e njё shoferi.

Van Den Bossche nuk i ёshtё përgjigjur email-eve dhe telefoni i tij celular ka qёnё i fikur. Ai nё vetmbrojtje ёshtё shprehur se kishte lidhur njё marrёveshje konfidenciale ku ia kishin bёrё tё qartё kufijtё e tij.

Madonna e cila i ka dhёnё 11 milion $ kёsaj organizate, ёshtё xhindosur shumё pёr dёshtimin e shkollёs. Ortakёt e saj Gwyneth Paltrow dhe Alex Rodriguez janё pjesё e donatorëve të tjerë të projektit. (LajmeShqip.com)