Lajme Shqip Tuesday, 06 September 2011 12:25

Ndonjëherë megjithëse nuk bën gjënë e duhur, mjafton mendimi i mirë.

Një admirues i devotshëm i Madonnës i ka dhuruar asaj një buqetë lulesh në intervistën me mediat gjatë Festivalit të Venecias.

Por, diva e muzikës menjëherë pasi ka marrë omazhin me lule dhe ka falenderuar admiruesin e saj, i ka futur lulet poshtë tavolinës duke thënë:

“Lulebore, i urrej këto lule… Por sigurisht ai nuk e di këtë!” (LajmeShqip.com)