Lajme Shqip Saturday, 05 November 2011 11:15

Madonna dhe Gwyneth Paltrow kanë qenë shoqe të pandara, por është bërë kohë që to të dyja nuk shihen më në shoqërinë e njëra tjetrës.

Sipas disa burimeve të revistës Star Magazine, arsyet e ndarjes së tyre janë flirtimet e shumta të Madonnës me burrin e Gwyneth, liderin e grupit Coldplay, Chris Martin.

“Madonna flirton shumë me Chris dhe tensioni reflektoi edhe në shoqërinë me Gwyneth,” ka thënë Star. “Kur shoqëria me Madonnën u ndërpre, Gwyneth i bindi miqtë e rrethit të saj që t’i kthenin shpinën në të njëjtën mënyrë.”

E vështirë të imagjinosh se si një miliardere dhe div e muzikës pop, të përballet me probleme të tilla me shoqërinë. Megjithëse janë të famshëm, janë njerëz normal si kushdo, edhe ata ndonjëherë me probleme në marrëdhëniet e tyre shoqërore. (LajmeShqip.com)