Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 13:53

Këngëtarja legjendare Madonna sot feston ditëlindjen e saj të 53-të, por sjellja e saj nuk e tregon aspak!

Ajo është fotografuar teksa puthej si një adoleshente në plazh me ‘djalin-lodër’ të saj, me balerinin francez 24-vjeçar Brahim Zaibat.

Çifti është parë teksa puthej ëmbël dhe përqafohej në plazhin Hamptons, në New York.

Ndërsa shkëmbenin përqafime intime, fëmijët e Madonnës, David dhe Mercy luanin në rërë pranë tyre.

Madonna dhe Zaibati, nëna e të cilit është 8 vjet më e re se e dashura e tij, filluan të frekunetonin njëri-tjetrin gjatë muajit shtator të vitit të kaluar, pas një performimi hip-hop që ai bëri për linjën e veshjeve të saj në Macy, në New York.

Mendohet se ata janë ndarë nga fundi i muajit maj për t’u ribashkuar sërish kohëve të fundit. Zaibat në lidhje me Madonnën është shprehur:

“Ajo është një grua si gjithë të tjerat. Ajo është një artiste e jashtëzakonshme dhe e famshme në të gjithë botën, por mbi të gjitha është një grua.”

Përpara se të njihej me Zaibat, Madonna e cila mbart edhe dy divorce, ka patur një të dashur tjetër 24-vjeçar, modelin brazilian Jesus Luz.

Për shkak të ekperiencave të saj me djem në moshë shumë të re, jo më kot të gjitha mediat i kanë quajtur ‘djemtë e lodrave’. (LajmeShqip.com)