Madonna ka gjetur mënyrën më të mirë për të zbutur mosaprovimin e një nëne. Dhe kjo i ka kushtuar 57 mijë euro.
Mbretëresha e popit ftoi familjen e të dashurit të saj 24-vjeçar në një fundjavë falas për ta në jug të Francës, përpara se ajo të paraqitej në Festivalin e Filmit të Venecias.
Ajo ka paguar për nënën e Brahim Zaibat, Patricia Vidal dhe pesë kushërinjtë e tyre për të qëndruar në hotelin luksoz Du Cap.
Në një udhëtim kaq të çuditshëm, të dy familjet, përfshirë edhe vajzën e madhe të këngëtares, Lourdes, shkuan në klubin e natës Palais në Kanë.
Sipas një burimi, thuhet se Madonna ka bërë gjithçka për të lënë përshtypje të mira tek nëna dhe kushërinjtë e Brahimit. Ajo iu ka thënë atyre që të porosisnin çfarëdo që dëshironin, gjë për të cilën ata nuk iu besonin syve kur për një vakt asaj i shkonte fatura me mijëra euro. (LajmeShqip.com)