Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 14:30

Në New York përpara dy ditësh këngëtarja më e madhe në botë ka shijuar në maksimum shfaqjen e organizuar në nder të saj.

Mbretëresha 53 vjeçare e Popit, u paraqit në këtë event me një veshje të jashtëzakonshme për moshën e saj dhe kaloi kohën duke kërcyer me balerinë dhe fansa të saj që ndodheshin në vendngjarje.

Teksa gjithçka ndodhte dhe ajo ishte në fokus të të gjithëve, vajza e saj 15 vjeçare Lourdes është fotografuar e lënë mënjanë dhe me një fytyrë të trishtuar. Të trishtuar që askush nuk i kushtoi aspak rëndësi, as edhe nëna e saj për ta argëtuar! (LajmeShqip.com)