Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 14:20

Thonë se imitimi është mënyra më e mirë për të shprehur simpatinë ndaj një personi, sidomos kur bëhet fjalë për veshjet.

Për revistën ‘People’ Madonna ka thënë “Kate është një vajzë e adhurueshme dhe me një stil mahnitës për veshje. Fustani i saj i dasmës ishte me të vërtetë shumë i bukur. Gjithnjë më kanë pëlqyer zgjedhjet e saj për veshje. Ajo është elegante dhe duket që argëtohet me stilin e saj. Unë jam një admiruese e stilit të saj.”

Por jo vetëm kaq! Për princeshën ajo është shprehur “Ajo ka ndërtuar një stil të sajin pavarësisht nëse njerëzit ishin të interesuar apo jo. E admiroj atë individualisht.” (LajmeShqip.com)