Lajme Shqip Saturday, 12 November 2011 10:20

Ajo është një nga yjet më të mëdhenj të industrisë muzikore, por Madonna nuk ka qenë gjithnjë kaq popullore.

DailyMail tregon se Madonna ka rrëfyer një detaj mjaft interesant të jetës së saj. 53 vjeçarja kujton se kur ishte e re, djemtë e shkollës e tallnin dhe e quanin ‘Bisha leshatore’ pasi ajo nuk i shkurtonte asnjëherë qimet e nënsqetullave dhe këmbëve, ashtu siç bëjnë të gjitha femrat.

“Kur kam hyr në gjimnaz, vura re se si vajzat popullore të shkollës silleshin për të tërhequr vëmendjen e meshkujve, duke u depiluar dhe përdorur makijazh. Ky imponim i shoqërisë më bëri që të kundërshtoja me inat dhe prandaj nuk përdorja as makijazh dhe nuk depilohesha, pavarësisht se për këtë gjë djemtë më tallnin,” ka thënë diva e muzikës.

Madonna e cila është rritur në Detroit të Miçiganit ka treguar se nuk e shqetësonte aspak mospëlqimi që djemtë kishin për ta, pasi ajo i kishte frikë. Asaj i pëlqente të shoqërohej me meshkuj homoseksual, pasi të tjerët nuk e bënin të ndihej e veçantë. (LajmeShqip.com)