Lajme Shqip Friday, 26 August 2011 16:14

Nuk ka asnjë dyshim se kush është lideri në marrëdhënien Maddonna-Brahim Zaibat’s.

Mbretëresha e Popit, 52 vjeçarja e ka marrë të dashurin e saj dhe i ka bërë një shëtitje me skaf në bregdetin e Francës.

Këngëtarja e famshme e këngës ‘Material Girl’ ka shkuar me pushime me të dashurin e saj Brahim 24 vjeç, të cilëve ju bashkua edhe vajza 14 vjeçare e Maddonnës, Lourdes.

Ata të gjithë e kaluan ditën duke u larë në det dhe duke marrë rreze djelli. Ndërsa në mbrëmje vonë, Maddonna dhe ‘vogëlushi’ i saj u larguan për një darkë në Saint Paul de Vence.

Çifti ka filluar të frekuentohet që vjet në shtator. Thuhet se ata u ndanë në maj, për t’u rilidhur bashkë së shpejti. (LajmeShqip.com)