Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 13:14

Adrian Gaxha dhe Luana Vjollca, megjithëse të ndarë prej kohësh, vazhdojnë të mbesin ndër më të pëlqyerit dhe të komentuarit nga publiku.

Ditë më parë u publikua një fotografi ku afër Adrianit në plazh shihej një femër për të cilën u tha se ishte ish e dashura e tij, Luana, transmeton Telegrafi.

Çifti i famshëm janë takuar edhe në festivalin “Summer Fest” në Ulqin, ku motrat Vjollca janë prezantuese.

Mysafir special të kësaj mbrëmje ishte këngëtari Adrian Gaxha i shoqëruar me Lindon Berishën dhe Florianin.

Ka qenë Luana ajo që e ka prezantuar në një mënyrë të veçantë ish të dashurin e saj me të cilin edhe janë përqafuar në skenë, duke lënë të hapur edhe një mundësi bashkëpunimi muzikor.