Lajme Shqip Friday, 01 July 2011 13:39

Los Angeles – Të mërkurën në mëngjes është liruar nga arrestimi shtëpiak aktorja e famshme amerikane, Lindsay Lohan. Me përfundimin e arrestit të saj shtëpiak prej 35 ditësh, Lohan ka nisur një kapitull të ri, duke lënë mbas shpine të gjithë historinë e saj të hidhur të vjedhjes dhe problemeve me gjykatën.

Përfundimi i arrestimit shtëpiak nuk e ka liruar përfundimisht pasi ajo ka për të kryer edhe 480 orë shërbim komuniteti për të përfunduar dënimin e saj.

Nuk ka vonur për të festuar lirinë e saj dhe menjëherë ka dalë në mbrëmje për të festuar me miqtë e saj. Sigurisht që paparacët e kanë ndjekur në çdo hap dhe janë munduar të gjejnë çdo mundësi për të spekuluar.

Por, burimet e Fox News kanë raportuar qartë se ajo gjatë mbrëmjes ka konsumuar vetëm soda jo alkoolike. Mbrëmja me miqtë e saj, ku i pranishëm ishte edhe aktori Emile Hirsch ka shkuar për mrekulli dhe ka përfunduar në ora 2 të mëngjesit, duke e përcjellë Lohan në shtëpi esëll. (LajmeShqip.com)