Lajme Shqip Tuesday, 18 June 2013 19:09

Jennifer Lopez do të luajë në një film të ri, i cili do të paraqesë “jetën” e 33 minatorëve të Kilit, të cilët kishin qëndruar për 69 ditë disa kilometra nën tokë.

Ngjarja që ndodhi para tre vjetësh, pati tërhequr vëmendjen e publikut mbarëbotëror dhe ajo është përshkruar si ngjarja më emocionuese që publiku ka parë ndonjëherë “live”.

Ndërkohë raportohet se është duke u përgatitur një film pikërisht lidhur me këtë temë, shkruan The Guardian.

Filmi do të titullohet “The 33”, bazuar në numrin e minatorëve që u nxorën të gjallë nga nëntoka në Kili. Lopez nuk dihet se çfarë roli do të ketë në film, ndërkaq është konfirmuar edhe emri i Antonio Banderas dhe Martin Sheen, në ekipin e aktorëve për këtë film.