Lajme Shqip Thursday, 01 December 2011 13:29

Pamjet e reja që ka siguruar tabloidi Daily Mail do ta bënin xheloz Marc Anthonyn më shumë se çdo herë tjetër.

Kësaj here, i dashuri i ri i Jenniferit, jo vetëm që po i plotëson asaj dëshirat që ai nuk ia kishte plotësuar, por po luan edhe rolin e babait për fëmijët e tij. Kjo gjë me siguri për të do të jetë e tepërt!

Jennifer Lopez 42 vjeçare po vazhdon pushimet e saja në Hawaii me të dashurin e saj 24 vjeçar, balerinin e grupit të saj Casper Smart.

Pushimet duket se kanë shkuar për mrekulli për Jenniferin që është fotografuar e lumtur në krahët e tij dhe me një partner që di se si t’i argëtojë fëmijët e saj 3 vjeçar Max dhe Emme. (LajmeShqip.com)