Lajme Shqip Tuesday, 26 June 2012 11:39

Jennifer Lopez thuajse asnjëherë nuk udhëton pa fëmijët e saj e kështu tha se do të bënte në këtë turne botëror. Aktualisht këngëtarja ndodhet në Rio De Zhaneiro të Brazilit për turin e saj “Dance Again” por ajo është ndër ato të famshme që asnjëherë nuk ka lënë pas jetën e saj private për punën.

Lopez ka përfituar nga disa ditë qëndrim në Rio De Zhaneiro, në ditët e pushimit mes koncerteve për të kaluar momente pushimi me familjen e saj të madhe, me binjakët e saj 4 vjeçarë, me të dashurin Casper Smart dhe me nënën Guadalupe. Doemos ajo është e shoqëruar nga një numër i madh njerëzish të tjerë të cilët kujdesen për fëmijët ndërsa çifti është në punë intensive.

Jennifer Lopez ka reflektuar momente të lumtura, ndonëse jo gjithçka i ka shkuar mirë gjatë këtij turneu në Amerikën e Jugut pasi të enjten e shkuar, këngëtares i vodhën sende personale në një klinikë ku po kurohej për dhembje në shpinë, ndër to kompjutera, aparat fotografik dhe disa dokumenta.

Por ajo që komentohet më shumë se gjithçka tjetër është raporti harmonik i të dashurit të këngëtares, balerinit që udhëheq trupën e saj në skenë me fëmijët.

Duket që fëmijët e duan shumë të riun Smart, ndërsa vet ai ka ditur përherë të ketë durim me ta, t’i shoqërojë edhe kur nëna e tyre nuk është dhe në këto imazhe të fundit dallohet qartë një raport i tyre i jashtëzakonshëm.