Lajme Shqip Tuesday, 10 July 2012 16:00

Pushimet për Jenniferin dhe të dashurin e saj nuk paskan të mbaruar! Megjithëse edhe kësaj here janë parë nën shoqërinë e fëmijëve të saj, çifti nuk i ka kursyer përkëdhelitë me njëri-tjetrin edhe në sy të tyre.

Së shpejti ajo mbush 43 vjeç, por linjat e saj perfekte të bëjnë të harrosh moshën e saj.

Por teksa i dashuri i saj 25 vjeçar, Casper Smart, duket mjaft i lumtur dhe duke u argëtuar me fëmijët e Lopezit, deklarata të ndryshme vijnë nga njerëzit e tij. Ka qenë babai i tij që për median ka thënë: “Nuk mbaj mend që Casper të më ketë prezantuar  me ndonjë shoqe apo të më ketë folur ndonjëherë për dashurinë. E kam ditur gjithnjë që është tip që nuk mund të rehatohet vetëm me një lidhje. Madje, as për këtë lidhje nuk dinim gjë, deri sa e mësuam nëpërmjet lajmeve në televizor! Nëse për të është vërtetë dashuria e tij e parë, gjithsesi nuk besoj se ai e sheh veten si një njerk i ardhshëm.”

Një deklaratë mjaft e ashpër e thënë nga babai i tij 58 vjeçar, Roy Smart. Por Casper ka ndenjur pasiv dhe nuk ka bërë asnjë koment tjetër përveçse “Me Jennin nisi çdo gjë në mënyrë spontane!”. Të dy bashkë kanë zgjedhur që jetën e tyre private të mos e komentojnë dhe të qëndrojnë sa më shumë të tërhequr nga vëmendja e opinionit publik.

Josh Ayers, një balerinë që pretendon të jetë shok i afërt me Casper, ka thënë: “Ai do të bëj çfarë të dëshirojë Jennifer-i, për sa kohë që ajo do ta ndihmojë në karrierën e tij.”

Pavarësisht dashurisë së sinqertë që tregojnë për njëri-tjetrin, duket se Casper ka filluar të korrë frutet e para nga privilegji i të qenurit ‘i dashuri i saj’. Së fundmi Jennifer e ka emëruar Casperin krye-koreografin e ekipit të balerinëve përgjatë turit të saj botëror ‘Dance Again’. (LajmeShqip.com)