Lajme Shqip Monday, 03 December 2012 14:16

Londër –Një skandal i vërtetë ka plasur në Angli, pasi tabloidi “The Sun” ka publikuar foton e futbollistit të Uest Bromuiç Albion Liam Rixhuell, kur ky i fundit përdor si letër higjienike kartmonedhat angleze.

Ai është fotografuar në tualetin e shtëpisë së tij me 1000 stërlina që i ka me vete dhe duke përdorur si letër e më pas duke i flakur në banjo, kartmonedhat 20 stërlinash. Rixhuell është tradhtuar nga një tifoz, që i ka dërguar foton tabloidit, duke shkaktuar një “tërmet” të vërtetë për një gjest të rëndë. “Bëhet fjalë për një foto të 8 muajve më parë dhe isha duke bërë shaka me një mikun tim, me të cilin kisha fituar një bast, – është munduar të shpjegojë lojtari. – Duhet ta shihte vetëm ai këtë skenë, por tashmë imazhi është publik. Më vjen keq, nëse kjo foto është ofenduese për ndonjë person”, shtoi Rixhuell.

Në siklet është ndjerë edhe klubi i Uest Bromit, që ka mbajtur pozicion: “Kjo është një çështje private, që natyrisht nuk e ngre moralin e klubit”, bëri të ditur Uest Bromuiç. (LajmeShqip.com)