Lajme Shqip Sunday, 17 April 2011 05:08

U arrestua për prishje të qetësisë publike dhe dhunë ndaj bashkëshortes nën efektin e alkoolit.

 

Televizioni lokal i New Orleans thotë se aktori është parë në rrugë të Premten duke u zënë me bashkëshorten e tij Alice, në orën 11:30 të paradites.

Zyrtarët e policisë kanë raportuar se çifti është parë duke ndenjur përpara një banese që pretendonte se ishte e tija. Duke ndeshur me rezistencën e së shoqes ai e ka tërhequr atë me forcë për krahu në drejtim të vëndit që insistonte. Më pas ai papritmas ka filluar të trokas nëpër dritaret e makinave përreth duke i kërkuar shërbim taksie. Aty është shfaqur një polic i cili e ka urdhëruar të ulë zërin, gjë që aktorin e ka nxitur më shumë, madje edhe t’i bëj presion duke i thënë “Bëj provë të më arrestosh…” Dhe s’ka vonuar shumë kur e ka gjetur veten në burg!

 

Pikërisht dje rreth orës 14 është liruar falë pagesës që ka bërë miku i tij A&E, ylli i Dog “The Bounty Hunter” Chapman, plot 11 mijë dollarë.

 

Nicolas Cage, aktori fitues i një çmimi Oskar, ka patur vështirësi financiare duke humbur shumë nga ankandi ku u shit shtëpia e tij në French Quarter-Zonën Franceze dhe duke e shitur pronën e tij në Rhode Island për shumë më pak miliona nga sa e ka blerë.