Lajme Shqip Thursday, 14 June 2012 15:05

Për kthimin e saj në ekran, Lindsay Lohan dëshiron t’i bëjë gjërat në mënyrë madhështore. Pas filmit televiziv “Liz & Dick”, që po xhiron në Los Anxheles dhe ku interpreton divën me sy vjollcë Elizabeth Taylor, aktorja synon të rilançojë karrierën e saj.

Kështu, në korrik ajo do të jetë në sheshin e xhirimit për “The Canyons”, film i ambientuar në Qytetin e Engjëjve, që flet për jetën e të rinjve, mes seksit dhe parave.

Këtu, Lohan do të shfaqet nudo përkrah aktorit të njohur të filmave me drita të kuqe, James Deen, bëjnë të ditur mediat amerikane online.

Në vitet e fundit, më tepër sesa si aktore, Lohan ka qenë në qendër të vëmendjes për telashet e saj me drejtësinë, për shkak të drogës, alkoolit dhe aksidenteve rrugore.

Vetëm pak ditë më parë ajo u aksidentua me makinën e saj luksoze, por këtë herë, ndryshe nga më parë, nuk kishte qenë faji i saj por i drejtuesit të automjetit tjetër.