Lajme Shqip Saturday, 23 July 2011 16:27

Aktorja dhe modelja Lindsay Lohan kohёve tё fundit ka filluar tё bёhet e famshme mё shumё pёr historikun e problemeve tё saj, se sa artin e saj.

Pasi u shpall fajtore pёr vjedhjen e njё varёseje dhe drejtim automjeti nё gjёndje tё dehur, telashet e saj nuk kanё fund. Dёnimi i saj konsistonte nё 1 muaj arrest shtёpiak, 480 orё shёrbimi nё komunitet dhe konsulta me psikologun pёr problemet e saj. Por me sa duket bukuroshja, pasi pagoi lirimin e saj nga burgu, pasi e ka mbajtur veten me njё mijё tё mira gjatё arrestit shtёpiak dhe njё sёrё gjobash tё tjera, duket se ka ngelur pa lekё dhe nuk e pёrballon dot tё paguajё njё psikolog privatisht.

Pёr shkak tё njё gabimi nё numrin e sigurimit tё saj shёndetёsor dhe duke qёnё se aktorja vitin e kaluar nuk ka punuar, ajo nuk ёshtё nё gjёndje tё pёrballojё koston e seancave tё detyrueshme qё duhet tё ndjekё me njё psikolog. Kёtё gjё e ka bёrё me dijeni nё njё komunikim pёr shtyp vetё kryegjykatёsja e Shkallёs Superiore tё Gjykatёs, Stephanie Sautner.

Avokatja e aktores, Shawn Holley, ka propozuar ndjekjen e seancave kёshilluese psikologjike nё grup, pasi janё shumё herё mё tё lira, por pёr shkak tё influencёs qё grupi mund tё ketё nga fama e vetё Lindsay, nuk do tё ishte efektive pёr aktoren. Kёshtu qё gjykata e ka hedhur poshtё edhe kёtё propozim.

Lindsay tani ёshtё nё hall tё vёrtetё! Nё qoftё se ajo nuk do tё gjejё fonde pёr tё mbuluar seancat e saj gjyqёsore deri nё fund tё vitit, atёhere ajo do tё pёrfundojё nё burg. (LajmeShqip.com)