Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 12:45

Lindsay Lohan ka luftuar gjatё me problemet e alkoolizimit dhe mbas testit tё rehabilitimit ajo ka rezultuar sёrish pozitive.

Ylli hollivudian 24-vjeçar ёshtё akuzuar edhe mё parё pёr konsumim tё alkoolit mbi dozё, madje edhe pёr kёrcёnime ndaj infermieres sё rehabilitimit, por kjo u hodh poshtё nё mungesё tё provave.

Revista People citon se arsyeja pse Lohan i ёshtё kthyer sёrish alkoolit janё problemet e kohёve tё fundit qё ajo ka patur. Sipas seancёs gjyqёsore tё ditёs sё mёrkurё, ku Lohan nuk u paraqit por u pёrfaqёsua nga avokati i saj, ajo u dёnua me 120 ditё arrest  shtёpiak. Por disa burime thonё se arresti shtёpiak mund tё zgjasё vetёm 14 ditё.

Mbas kёsaj Lohan bёri njё deklaratё: “Jam e kёnaqur qё tani mund tё lё tё kaluarёn mёnjanё dhe t’i pёrkushtohem familjes dhe karrierёs time. E mbёshtes vendimin e gjykatёs dhe ndihem pёrgjegjёse pёr kёtё situatё.”

Aktorja Lohan tashmё e ka filluar shёrbimin e saj nё qёndrёn e grave. Mbas pёrfundimit tё dёnimit tё saj ajo do tё jetё nёn vёzhgimin e gjykatёs pёr 3 vjet rrjesht. Madje ajo ёshtё urdhёruar qё tё qёndrojё larg dyqanit Kamofie And Company nё plazhin e Kalifornisё, dyqanit ku vodhi varёsen.