Lajme Shqip Sunday, 10 June 2012 09:30

Lindsay Lohan ka pësuar një aksident automobilistik, teksa udhëtonte me një Porche ngjyrë të zezë nëpër rrugët e Santa Monikës, pranë Los Angeles, SHBA. Aktorja amerikane mjaft e përfolur kohët e fundit është shtruar në spital, por fatmirësisht nuk ka probleme serioze për jetën.

Paraprakisht Lindsay duket të jetë e pafajshme, pasi një kamion i ka prerë rrugën. Lohan është përpjekur të frenojë, por nuk ka mundur të shmangë përplasjen.  Policia ka deklaruar se 25-vjeçarja nuk kishte konsumuar alkool apo drogëra.

Lohan po shkonte të xhironte “Liz and Dick”, një film mbi Elizabeth Taylor e Richard Burton. Bashkë me të udhëtonte dhe asistentja e saj, e cila nuk ka pësuar asnjë dëmtim.