Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 11:42

Me sa duket ajo nuk e pёrmban dot veten nё pushime!

Aktorja e shumёpёrfolur u gjend nё njё situatё shumё tё vёshtirё pёr shkak tё rrobeve tё banjёs sё saj. Ajo e gjeti veten tё zhveshur kur njё dallgё u pёrplas mbi tё nё detin e Miami-t.

Madje as unaza e saj e madhe prej kryqi nuk mund ta ndihmonte pёr tё parandaluar kёtё akt natyror.

E megjithatё aktorja nuk ka bёrё asgjё pёr tё ndihmuar veten qё tё mbulohej, por ka vazhduar tё argёtohet duke u pёrplasur me dallgёt e detit.

Lohan e cila aktualisht ёshtё duke kryer dёnimin e saj prej 480 orёsh nё shёrbim tё komunitetit pёr shkak tё vjedhjes sё njё varёse, aktualisht ka nёnshkruar pёr tё luajtur nё njё film me Al Pacinon dhe Travoltёn.

Ka shumё tё ngjarё qё me sjelljet e saja aktorja e famshme e filmit ‘Mean Girls’ tё mos merret parasysh pёr role serioze nё tё ardhmen.