Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 16:47

Kaloi njё vit shumё tё vёshtirё, gjatё tё cilit pёrfundoi nё burg dhe nё arrest shtёpiak.

Por, tani duket se ajo ёshtё kthyer nё formё shumё tё mirё, me disa fotografi seksi tё publikuara nё revistёn “Vanity Fair” tё Italisё.

Fotografitё janё shkrepur nё ambientin e shtёpisё sё saj, gjatё kohёs qё ajo po kryente dёnimin e saj ‘arrest shtёpiak 35 ditor’ pёr vjedhjen e njё varёseje 2. 500 dollarёshe nё Janar.

Gjatё intervistёs sё saj, ajo tregon se sa brutalisht ёshtё trajtuar nё pёrgjithёsi nga gazetarёt dhe njerёzit mbas problemeve qё ka patur. Nё lidhje me faktin qё ajo ka konsumuar alkool mё shumё se ç’duhet, ajo ёshtё shprehur:

“Vetёm po tё jesh njё vrasёs, do tё ishte arsye e majftueshme pёr tё pёrfunduar nё burg. Unё nuk kam lёnduar asnjёherё ndonjë njeri, pёrveç se veten time. Nuk e shoh tё arsyeshme dёnimin pёr konsum alkooli!”

Pavarёsisht se ajo ka nёnshkruar njё kontratё pёr tё luajtur nё filmin “In the shadoë of my Father”, regjistrimet pёr tё cilin fillojnё nё tetor, ajo thotё se e ka shumё tё qartё qё karriera e saj ёshtё ndikuar nga kёto probleme. Gjithёsesi ajo shpreson se me vullnet dhe kёmbёngulje do ta rifitojё sёrish karrierёn e saj. (LajmeShqip.com)