Lajme Shqip Monday, 04 June 2012 12:25

Elizabeth Taylor është një yll hollivudian i cili do të mbetet i pashuar, pavarësisht se ajo ndërroi jetë një vit më parë. Imazhin e saj e ka ‘kopjuar’ aktorja mjaft e përfolur hollivudiane Lindsay Lohan.

Lohan pas problemeve të shumta që pati me ligjin, për shkak të vjedhjes së një varëse në argjendari dhe abuzimit me alkoolin, sigurisht që ndjeu dhe pasoja në karrierën e saj.

Pasi provoi të rifitonte emër dhe sidomos një grusht me para, ajo pozoi nudo për revistën Playboy.

Por Lilo mendon se filmi i ri “Liz and Dick” do ta ndihmojnë atë rrënjësisht që të ringrejë karrierën e saj kinematografike.

Nga pamjet ekskluzive që media rozë TMZ ka siguruar, duket qartë se Lohan mund të jetë shumë afër suksesit, pasi imazhi i saj është pothuajse identik me atë të divës së pavdekshme Taylor, duke prerë dhe lyer flokët identik si Liz. (LajmeShqip.com)