Lajme Shqip Saturday, 26 March 2011 08:08

“Lindsay’ ёshtё njё emёr shumё i pёrhapur nё Amerikё dhe me sa duket ylli hollivudian aktore, kёngёtare dhe modele, Lindsay Lohan ёshtё mёrzitur me kёtё gjё. Pёr kёtё arsye ajo ёshtё duke negociuar pёr ta ndryshuar dhe pёr tё qёnё e vetme edhe nё emёr. Ajo po kёrkon qё mbiemrin e saj Lohan ta zёvendёsojё me emrin e pagёzimit, Sullivan. Faktikisht, po tё flasёsh pёr popullaritet emrash, ‘Lindsay’ nuk ёshtё aq unik se sa ‘Oprah’, ‘Madonna’, ‘Cher’ apo ‘Beyonce’.

Por, me sa duket gjykata nuk ia ka pranuar kёngёtares justifikimin, pasi ajo praktikisht po kёrkon ndёrrimin e mbiemrit. Njё mikeshё e Lohan-it ёshtё shprehur: “Askush nuk dёshiron tё ketё lidhje mё me babain e Lindsay, Michael Lohan!”. Dhe kёtё gjё nuk mund t’ia hedhim poshtё, pasi Papa Lohan jo mё shumё se pёrpara njё jave u arrestua kundrejt akuzёs pёr ushtrim dhune ndaj ish tё dashurёs se tij, Kate Major.

Pёrveç kёsaj, mbase Lindsay kёrkon tё krijojё pak distancё nga nofka qё i kanё vёnё “Vajza e ligё”. Por kjo gjё nuk do ta shpёtojё nga dalja nё gjygj sё shpejti pёr vjedhje.

Edhe nёse Lohan, na falni, Lindsay, e ndryshon mbiemrin e saj famёkeq, kjo gjё nuk do t’ia fshijё imazhin e keq tё familjes sё saj nё Country Cork, nё Irlandё. Ato kujtime do ta pёrndjekin gjithmonё. Interneti ka njё memorie shumё tё madhe dhe mjafton tё kёrkosh emrin e saj dhe do tё tё dalin titujt e ‘nxirё’ tё pёrpara 7 viteve. Por mё shumё na vjen keq qё imazhi i saj ёshtё mbuluar me hijen e hajdutit tё madh tё bizhuve.