Lajme Shqip Thursday, 11 August 2011 15:56

Lindsay Lohan jo vetëm që është fotografuar, por edhe është filmuar nga një paparac që e ndiqte. Ajo ndodhej me miqtë e saj jashtë lokalit “Hal’s Bar & Grill” në plazhin Venice në Kaliforni, pranë shtëpisë së saj.

Aktorja 25-vjeçare është dukur gjatë gjithë kohës e zënë duke mbajtur shënime në bllokun e saj dhe duke pirë cigare.

Por në minutazhin 1:40 ajo shihet teksa blen një pako prej qeseje të mbushur me pluhur të bardhë nga një burrë misterioz. Menjëherë sa njeriu misterioz ja dorëzoi mallin në dorë, Lindsay nxorri të hollat për ta paguar. Si e ka marrë qeskën ajo e ka futur menjëherë në çantën që e mbante në krahë dhe ka nisur të pijë cigare, madje edhe të bisedojë me disa nga fansat e saj që kaluan aty rastësisht.

Pas largimit të saj Lindasy nuk ka bërë asnjë deklaratë për këtë skenë të filmuar, përveçse ka nxjerrë zëdhënësin e saj për të deklaruar se ajo kishte blerë ‘mall’ që ishte legal në tregun e Kalifornisë.

Kjo është hera e nëntë që ajo përfshihet në situata të tilla. Me sa duket, edhe mbas ngjarjes së fundit që ajo pati me gjykatën, e cila nuk ka përfunduar akoma, Lindsay nuk ka vënë akoma mend!