Lajme Shqip Thursday, 09 February 2012 14:45

New York – Në mbrëmjen e djeshme të bamirësisë, festë e përvitshme e organizuar nga amfAR, që mbështet kërkimet mbi luftën kundër SIDA-s, kanë marrë pjesë modelja e famshme gjermane Heidi Klum, aktorja amerikane Lindsay Lohan, Elizabeth Hurley, Julianne Moore, Jennifer Hudson dhe ish-shefja e ‘French Vogue’, Carine Roitfeld.

Vëmëndjen tonë e ka tërhequr modelja Heidi Klum që u shfaq në tapetin e kuq me një fustan klasi të krijuar posaçërisht nga Roberto Cavalli, e cila mbante në gisht rrethin e artë të martesës. Vetëm para pak javësh ajo u nda nga bashkëshorti i saj Seal, i cili përveçse konfirmoi lajmin e ndarjes, nuk reshti as së bëri thirrje publikisht për dashurinë e tij ndaj saj. Çifti i cili mbas shtatë vitesh vendosi të ndahej, nuk e ka zyrtarizuar ende këtë proçes. Mos vallë Heidi po e rimendon edhe njëherë kthimin me Seal?

Ndërsa Lindsay Lohan ka habitur të gjithë me pamjen e saj. Habia nuk ka të bëj aspak me veshjen e saj elegante të dizenjuar nga Tom Ford, por me makijazhin dhe modelin e flokëve që e bënin 25-vjeçaren të dukej shumë më shumë se aq. A nuk ju duket Lohan më e madhe në moshë? (LajmeShqip.com)