Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 04:46

Vodhi një varëse prej 2.500 dollarësh dhe mendoi t’ia dilte paqtë?

Lohan do t’i kthehet sërish burgut. Në seancën gjyqësore të 22 Prillit gjykatësja Stephanie Sautner vendosi që trazirat që aktorja/modelistja ka shkaktuar duke vjedhur një varëse në Janar, të mbyllen me dënimin e saj prej 120 ditësh në burg dhe 480 orë pune në shërbim të komunitetit. Ndër këto orë, 360 duhet t’i kalojë në njërën nga qëndrat e grave në Los Angeles dhe 120 orë të tjera në shërbim të komunitetit në morg.

 

Gjykatësja është shprehur:”Mbase do i bëj mirë të punojë në qëndrën e grave, sepse atëhere mbase mund të kuptojë se kush janë vërtetë në nevojë, dhe kështu mund të ndërrojë sjelljen e saj”.

 

Lindsay, 24 vjeçare ka ngelur e shokuar dhe pa fjalë  nga vendimi i gjykatës. Gjykatësja e ka hedhur poshtë pretendimin e saj për pafajësi duke i thënë:

“Nëse ti do e kishe marrë atë (varësen) pa mëndje nga dyqani, duhej t’ia kishe kthyer dyqanit pasi e ke parë në shtëpi”.

Avokati i saj Shawn Holley menjëherë bëri kërkesë për apelimin e rastit. Aktorja pritet të paguajë 75 mijë dollarë për të liruar veten nga ditët e burgut.

 

Seancat gjyqësore për të nuk kanë mbaruar akoma. Ajo do të paraqitet në gjykatë sërish më 11 Maj dhe 3 Qershor.