Lajme Shqip Wednesday, 03 July 2013 14:40

Këngëtarja Linda Halimi do të jetë prezente në një aheng përkrah personaliteteve të muzikës si Jay-Z, Beyonce, Mariah Carey etj. Ky aheng nuk do të jetë një aheng çfarëdo. Ai do të jetë ahengu i organizuar nga bosi i Playboy, Hugh Heffner.

Këtë e ka konfirmuar vet Linda nëpërmjet faqes së saj në Facebook.

“Faleminderit z. Hefner që më keni kërkuar mua dhe është një nder i madh ta promovoj këngën time të re debutuese në ‘Mansion’ dhe jam e nderuar që do t’ju takoj së shpejti juve dhe familjen tuaj të bukur e të madhe të Playboy”, shkruan mes tjerash në postimin në faqen e Lindës në Facebook.