Lajme Shqip Sunday, 27 March 2011 12:13

Foshnja dy muajshe Xin Xin ka vetëm një cipë të hollë që ja mbulon zemrën e tij e cila mund të shihet qartë e cila ndodhet në barkun e tij.

Prindërit e tij e sollën atë në spitalin Xin Qiao në Chongqing dhe kirurgët janë duke punuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Doktor Zhang Yuping, zv. Drejtor i departamentit të pediatrisë të spitalit, tha: “Është një rast shumë i rrallë, zemra e tij është ekspozuar në mënyrën më të rrallë. T’ju them të vërtetën asnjëherë skam parë kësi rasti”.

Ndërsa, prindërit e djalit thanë: “Ne nuk besuam kur doktorët na thanë që ajo e cila po shihet në barkun e fëmijës është zemra”.

Kirurgët kanë dalë me shumë ide të ndryshme për të trajtuar Xin Xin, por secila ide është hedhur poshtë, sepse ata kanë frikë se ai nuk mund të mbijetojë.

Tani mjekët kanë në planë që të presin deri sa djali të bëhet tre muaj, sepse shumica e organeve të tij do të zhvillohen më shumë në mënyrë që kirurgët të bëjnë ndonjë ndërhyrje të mundshme.