Lajme Shqip Friday, 12 July 2013 15:30

Liberta Spahiu thotë se, përkundër angazhimeve në punë dhe ditës së gjatë, ajo ka vendosur edhe këtë vit t’i përkushtohet muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Moderatorja dhe modelja kosovare e ka nisur me mjaft vullnet dhe kënaqësi ditën e parë të muajit të Ramazanit, dhe shpreson kështu të vazhdojë edhe më tej.

“Agjërimin e Ramazanit e mbajë çdo vit. Edhe dje e nisa me mjaftë kënaqësi dhe uroj që kështu të më vazhdoj deri në fund. Muaji i Ramazanit është muaji i bekuar që na mundëson lehtësimin e shpirtit me anë të agjërimit”, ka thënë ajo për “Zëri”.