Lajme Shqip Saturday, 12 November 2011 12:20

Pa dyshimin që vendi i pjesës intime është më i sikletshmi për çfarë do lloj aksidenti, qoftë edhe sikur uji të derdhet mbi të!

Aktori i famshëm hollivudian 59 vjeçar, ka dalë nga ambientet e restorantit ku po darkonte dhe i ka habitur pa masë admiruesit që e prisnin jashtë tij.

Nga çehrja e fytyrës së tij dukej që kishte kaluar një mbrëmje të bukur në shoqërinë e miqve, të gjithë VIP-a të kinematografisë, si Ridley Scott, Goldie Hawn, Kurt Russell, Ronnie Wood dhe Sally Humphreys.

Mund t’ju tregojmë fotografinë, por nuk mund t’ju themi aspak me siguri nëse njolla në pantallonat e tij është pasojë e ndonjë incidenti me ushqimin apo gjatë nevojave personale në tualet.

Për këtë ngjarje aktori nuk ka bërë asnjë koment. (LajmeShqip.com)