Lajme Shqip Monday, 06 August 2012 09:55

Sezoni veror ka ardhur duke sjellë me vete disa stile unike, kur është fjala për modë se si të vishemi çdo ditë. Ky set fotografik ju prezanton stilin e duhur për ju. Moda është ndër gjërat kryesore për një njeri, pasi ajo është një formë arti dhe një mënyrë për të shprehur veten, kjo gjë ka bërë që tani të kemi një varietet stilesh në botën e modës.

Nga cilësia e mirë tek ajo bashkëkohore, si dhe dizajnet e reja synojnë të theksojnë unifikimin e personalitetit të njeriut. Fustanet kanë qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme në sezonin veror, sidomos në këtë sezon i cili është thënë që do jetë shumë i nxehtë dhe për këtë marka ka bërë një përmbledhje të fustaneve më modern në këtë koleksion.

Një tjetër element që nuk duhet ta humbisni në veshjet tuaja janë xhinset e shkurtra me bel të lartë. Xhinse të shkurtra, pantallona të bardhë të shkurtër, bluza, fustane të freskët, shumëngjyrësh dhe mjaftë atraktiv për syrin, janë këto rrobat të cilat dominojnë në këtë koleksion.

E vetmja gjë që mund t’ju themi është që mos kini frikë të eksperimentoni me stilin tuaj; vetëm në këtë mënyrë do të jeni në qendër të vëmendjes.

(LajmeShqip.com)