Lajme Shqip Saturday, 19 September 2015 14:44

Ish e dashura e Hugh Hefner-it ka folur rreth romancës së saj lesbike me asistenten e saj dhe kjo bisedë do të emetohet në emisionin televiziv “Kendra on Top”

Ish-lepurusha e “Playboy”-it, modelja Kendra Wilkinson, e ka pranuar se njëherë ka pasur një aferë seksuale me një femër. Ish e dashura e Hugh Hefner-it ka folur rreth romancës së saj lesbike me asistenten e saj dhe kjo bisedë do të emetohet në emisionin televiziv “Kendra on Top”. “A e ke ditur se kam qenë lesbike në një periudhë të jetës sime. Isha e lidhur me një vajzë. Në shkollën e mesme kam qenë në lidhje seksuale me një vajzë, por ka zgjatur vetëm dy javë”, ka thënë ajo, transmeton zeri.info

Bukuroshja, e cila tani është e martuar me sportistin Hank Baskett, thotë se kjo romancë e shkurtër ka mbetur gjatë një mendjen e saj dhe ishte një vajzë e lumtur në atë kohë.

 “Nuk e kishim problem të shëtisnin rrugëve dorë për dore dhe të përqafuara, edhe pse shpesh talleshim nga studentët. Nuk më interesonte, sepse isha e lumtur”, ka shtuar ajo. Kendra insiston se ishte tmerrësisht e dashuruar, por e dashura e saj ishte ajo që ishte ndarë. “Isha marrëzisht e dashuruar në të. Mundohesha të kaloja çdo moment me të.

Mirëpo, ajo nuk ishte e të njëjtit mendim dhe u nda nga unë. Ishte mjaft e dhimbshme për mua. Por më nuk kam provuar që të dashurohem në një femër”, ka përfunduar biondja atraktive. /Zëri/