Lajme Shqip Saturday, 10 September 2011 14:03

Nëpunësi i një bizhuterie ka njoftuar menjëherë shefin e tij kur ka parë të hyjnë në derë një burrë me kapele dhe dy të tjerë, me trupa gjigandë, pas tyre.

Leonardo Di Caprio kishte bërë në plan të hynte në dyqanin e argjendarisë por kur ka tentuar të kapërcejë radarin janë ndezur sirenat e alarmit. Aktori i filmit “Catch me if you can” kur ka hyrë në argjendarinë në Sydney të Australisë është marrë për një hajdut duke u gjykuar nga pamja: i veshur me një kapuç dhe me dy truprojet e tij gjigandë që e ruanin nga pas.

Linda, punonjësja e argjendarisë, është tmerruar kur ka parë që dy burra trupmëdhenj kanë hyrë brënda dhe më pas kanë shkuar tek dera për të bërë roje. Të veshur me kostum të zi dhe me syze të zeza ata e kanë bërë atë të mendojë se do të bënin një grabitje. Pasi i kishte dhënë sinjalin pronarit të lokalit, ai ka ardhur menjëherë. Por situata është zbutur menjëherë pasi i ka njohur menjëherë fytyrat pasi ka hyrë në dyqan.

Aktori amerikan kishte në plan që të blinte një gjerdan antik me vlerë 1.600 dollarë. Por përpara se ta blinte atë, atij i është dashur të dilte nga dyqani pasi makina e tij kishte bllokuar trafikun. Ai premtoi se do të kthehej sërish për ta blerë gjerdanin. (LajmeShqip.com)