Lajme Shqip Sunday, 20 November 2011 11:00

Njerëzit kanë hobe të ndryshme, disa koleksionojnë pulla postare, disa gazeta dhe disa edhe figurina të lojrave të preferuar që kur ishin fëmijë.

Një rast i tillë është edhe Leonardo Di Caprio. Aktori ka një koleksion të madh, mbi të gjitha me personazhet kukulla të filmit “Star Wars”. Ndërmjet tyre është edhe He-Man i 1982-shit.

Në vitin 2006 Leondardo nxorri në ankand disa figurina nga koleksioni i tij i “Star Wars” dhe vetëm njërën prej tyre e shiti për 4.500 dollarë, që ishte një figurë e rrallë e Java-s.

Në total ai mblodhi 110 mijë dollarë, të cilat shkuan të gjitha në fondacionin e Leonardo Di Caprio-s. (LajmeShqip.com)