Lajme Shqip Saturday, 13 August 2011 08:35

Tendenca e modës kohëve të fundit për t’i ndërruar shpesh lentet me ngjyrë, ka bërë që ato tashmë të përbëjnë problem për njerëzit.

Pas daljes në treg të filmit “Twilight” ndërrimi i lenteve me ngjyrë, sidomos si ngjyra e Edward Cullen (Robert Pattinson), janë bërë tepër të përdorshëm.

Sipas ekspertëve rreziku më i madh është se të rinjtë i përdorin ato pa kujdes duke rrezikuar në këtë mënyrë infektimin e syrit.

Përdorimi jo i duhur ose i lentes së papërshtatshme mund të shkaktojë ulçer të kornesë së syrit, gjë e cila mund të shkaktojë dëmtim të shikimit. Ka patur edhe raste ekstreme që ka çuar në humbje totale të shikimit, deri në heqjen e plotë të lobit të syrit.

Ligjërisht lentet nuk mund të shiten pa përshkrimin e mjekut, por nxjerrja e tyre në treg në mënyrë të jashtëligjshme, shitja e tyre si të jenë aksesorë bukurie, ka bërë që rritja e përqindjes së këtyre rreziqeve të jetë shumë i lartë.  (LajmeShqip.com)