Lajme Shqip Saturday, 06 August 2011 16:21

Lenny Kravitz është beqar dhe është akoma në pritje të një partnere, të asaja me të cilën mund të bëj edhe një fëmijë.

Përpara tre vitesh këngëtari pati deklaruar se kishte vendosur të bënte një jetë të ndershme dhe të dëlirë, në pritje të njeriut të duhur për t’u martuar. Sot, mbas tre vitesh, e përjavëshmja ‘Vanity Fair’ e ka pyetur nëse ka ndërruar mendim me kalimin e kohës rreth kësaj çështjeje apo jo, dhe ai është përgjigjur:

“Nuk kam ndër mend të flas më për këtë gjë. Atëherë m’u duk sikur u ktheva tema e ditës… ajo çfarë mund të them është se besoj akoma tek ndergjmëria dhe dlirësia dhe se jam lumturisht në kërkimtë partneres sime.”

A është e mundur që një njeri si Cravitz të mos e gjej dot një grua?

“Jeta ime është narë në periudha vetmia dhe periudha ku udhëtimet për turet e koncerteve janë shumë të gjata. Kur çdo ditë ndërron qytet, kur do e gjesh kohën për t’u njohur më shumë me dikë? Nuk po them se është vështirë për të gjetur një grua. Çështja është për të gjetur një njeri me të cilin të jesh në harmoni edhe shpirtërisht, gruaja që mund të bëhet nëna e fëmijëve të tu. Për mua dashuria duhet të jetë romantike, fizike dhe mbi të gjitha shpirtërore. Nuk heq dorë nga asnjëra prej këtyre gjërave dhe i kërkoj të gjitha tek një person i vetëm. Le të themi se jam tip me shumë pretendime.”

A do t’ja arrijë Lenny ta gjej një të tillë, apo do të plaket tek stoli vetëm duke pritur? (LajmeShqip.com)