Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 06:10

Këngëtarja e  këngës hit ‘‘Can’t fight the moonlight’’ zyrtarisht u martua me Eddie Cibrian më 22 prill.

Lajmin zyrtar e ka konfirmuar zëdhënësi i saj Rhelt Usry.  Ai tha se martesa e tyre u mbajt në një ceremoni private me të ftuar vetëm kushërinj dhe shoqëri e ngushtë, rreth 40 veta.

Gjatë ceremonisë private të mbajtur në një shtëpi (gjithashtu private) në Kaliforni, 28 vjeçarja LeAnn dhe 37 vjeçari Eddie shkëmbyen unazat e tyre. Mbas kësaj ceremonie është mbajtur edhe një festë bashkë me të ftuarit.

Ndër të ftuarit kanë qënë edhe dy djemtë e Eddie-t.

LeAnn dhe Eddie, të dy vijnë nga një divorc në vitin 2010. LeAnn ka qënë e martuar me Dean Sheremet për tetë vjet, ndërsa aktori Eddie ka qënë i martuar me Brandi Glanville.