Lajme Shqip Sunday, 21 August 2011 16:33

Kohëve të fundit këngëtarja e muzikës  country është përballur me shumë kritika në lidhje me linjat e saj shumë të dobëta.

Pas sulmeve të shumta nga mediat për këtë fakt, duket se LeAnn është kritikuar edhe nga një klient kalimtar i restorantit ku ajo po drekonte me burrin e saj Eddie Cibrian.

Menjëherë mbas kësaj ngjarje këngëtarja ka shfryrë gjithë inatin e saj në Twitter duke thënë: “Si guxojnë këta njerëz që të vijnë në tavolinë kur jam apo jo me burrin tim, dhe të më thonë se unë kam nevojë të ha më shumë?! Si e kanë hallin këta njerëz?!”

Në fakt 28-vjeçarja, pavarësisht kritikave të fundit nga media, shpesh herë ka deklaruar se ndjehet mirë me fizikun e saj dhe se është 100 % e shëndetshme. Dhe në fakt ajo ka patur mbështetjen edhe të burrit të saj, i cili javën e kaluar për US-Magazine ka thënë se gruaja e tij ka një trup perfekt.

Perfekt?! Po ju si e gjykoni … ? (LajmeShqip.com)